Nestorovska: Shënohet rritje e vazhdueshme e fëmijëve viktima të trafikimit të njerëzve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trafikimi i njerëzve nuk është vetëm vepër penale me elemente të krimit të organizuar, por shumë më tepër – robëri moderne. Viktimat e trafikimit të njerëzve nuk janë persona pa emër, ata janë në mes nesh, në rrethimin tonë të drejtpërdrejt, shpeshherë kërkojnë në mënyrë dëshpëruese që dikush t’i shpëtojë nga robëria, shprehet mes tjerash në intervistën për AIM, sekretarja shtetërore në MPB dhe koordinatore kombëtare e Komisionit kombëtar për luftimin e trafikimit të njerëzve dhe trafikimit të emigrantëve, Magdalena Nestorovska.

Viteve të fundit është gjithnjë e më i madh numri i viktimave vendore të trafikimit të njerëzve, të cilat janë kryesisht të eksploatuara seksualisht, ndërsa janë identifikuar edhe martesa të dhunshme me persona të mitur dhe eksploatim të punës, thekson ajo. Potencon se ajo që brengosë veçanërisht dhe që e alarmon nevojën e veprimit energjik e të gjithë neve është rritja e vazhdueshme e fëmijëve – viktima të trafikimit të njerëzve.

Gjatë vitit të kaluar me dënime të plotfuqishme me burg në kohëzgjatje prej 1 deri 13 vite janë dënuar 50 persona për vepra penale që kanë të bëjnë me trafikimin e njerëzve dhe migrimin e paligjshëm. Sivjet rastet e zbuluara të trafikimit të emigrantëve janë në rritje për 54,4 për qind me ç’rast deri tani janë zbuluar 88 raste, gjatë tentimit për të trafikuar gjithsej 2.700 emigrantë.

Në intervistën Nestorovska flet edhe për rrezikun nga tentimet onlajn për trafikim të njerëzve, për atë se sa kriza e emigrantëve ndikon në rritjen e numrit të personave viktima të trafikimit, për masat që ndërmerren në luftimin e kësaj dukurie dhe parandalimin, për atë se çfarë bëhet për rehabilitimin e këtyre personave, kush mund të punojë me ta në procesin e rehabilitimit të këtyre personave, kush mund të punojë me ta në procesin e rehabilitimit, për vlerësimet e faktorit ndërkombëtar për atë se si shteti ynë përballet në luftën kundër tregtisë me njerëz.

Advertisement

The post Nestorovska: Shënohet rritje e vazhdueshme e fëmijëve viktima të trafikimit të njerëzve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy