Ministria e Punëve të brendshme njofton se nesër duke filluar nga ora 13:30 është paralajmëruar protestë e cila do të fillojë nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë së RMV-së.

Për këtë arsye, SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut, kështu që nga 13:30 deri në fund të protestës rrugët që do të mbyllen për trafik janë: Hristijan Todorovski Karpos, John Kennedy, Cvetan Dimov, Krste Misirkov dhe Blevardi Goce Delçev, thonë nga MPB.

Nga policia u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e lëshuara nga autoritetet.

Ndryshe, protesta organizohet për rastin “Monstra” si dhe për të dënuarit që u dënuan nga Gjykata për protestat e kaluara./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Nesër protestë në Shkup appeared first on Telegrafi.