Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, pasdite në pjesët perëndimore do të jetë më i rrëmbyeshëm (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore, e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h).

Reshjet pritet të shndërrohen në borë në zonat malore, ndërsa pritet të formohet shtresë bore. Gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje bore në disa vende më të ulëta ku do të krijohet një shtresë më e hollë e borës, bëri të ditur DPHM.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me mjegull nëpër lugina.

Në Shkup nesër do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me erë me reshje të shiut herë pas here më të rrëmbyeshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë natës me erë të fortë veriore në pjesët më të larta të luginës do të krijohen kushte që reshjet e shiut të kthehen në borë me intensitet të dobët.

The post Nesër pritet valë e të ftohtit në Maqedoni, me reshje të shiut dhe borës appeared first on Telegrafi.