Nesër (e mërkurë) në Tetovë do të ketë protesta për zjarrin tragjik në Spitalin Modular.

Protesta e cila do të fillojë në ora 12:00, do të mbahet para Gjykatës Themelore, ndërsa organizohet nga iniciatiava “Më mirë për Tetovën”.

Protesta vjen pas publikimit të dokumentarit nga IRL, i cili zbuloi mjaft lëshime në procedurat e ndërtimit të Spitalit Modular.

Sipas dokumentarit të publikuar nga IRL u pa se hetimet për shkaqet e zjarrit në Spitalin Modular nuk kanë qenë të plota, si dhe anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I vetmi proces gjyqësor në lidhje me ngjarjen ku jetën e humbën 14 persona është ai ku u shpallën fajtor ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi që u dënua me 1 vit e 6 muaj burg me kusht, po ashtu 1 vit e 6 muaj me kusht edhe ish drejtori ekonomik – Artan Etemi, që do të thotë se ata nuk do të vuajnë dënim me burg nëse për 3 vjet nuk kryejnë vepër të re penale. Mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit – Boban Vuçevski u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh./Telegrafi/

The post Nesër në Tetovë do të protestohet për zjarrin në Spitalin Modular appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";