Nesër në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste.

Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve se cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për viitn 2024.

Sipas tekstit që e propozojnë deputetët e shumicës qeveritare, detyrimi i paplotësuar për përsosje të vazhdueshme profesionale për shkak të së cilës janë ndëshkuar, kontabilistët do të duhet ta përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2026.

Momentalisht rreth 3.300 kontabilistëve u është shqiptuar masa dispilinore “heqje e përkohshme nga Regjistri”, gjegjësisht u është marrë e drejta e nënshkrimit në llogaritë vjetore seps enuk janë vizituar numër të mjaftueshëm të trajnimeve tek shtëpitë konsulente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konform Ligjit aktual të Kontabilitetit, kontabilistëve dhe kontabilistëve të certifikuar kërkohet të ndjekin trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional për të përmirësuar njohuritë e tyre. Kontabilistët duhet të kenë gjithsej 90 orë trajnim dhe kontabilistët e certifikuar 120 orë trajnim. Për shkak të mosrespektimit të këtyre dispozitave ligjore, Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të miratuar (ISOS) deri më 15 janar 2025 ka nxjerrë rreth 3.300 vendime me të cilat janë vendosur masa disiplinore të “heqje të përkohshme” të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar nga Regjistrat përkatës për një periudhë njëvjeçare.

Kontabilistët të enjtenorganizojnë protestë para Ministrisë së Financave, në të cilën kanë parashtruar disa kërkesa, ndër të cilat edhe gjetja urgjente e zgjidhjes për ata që janë shlyer përkohësisht nga Regjistri që të mund t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore, por edhe ndryshimet ligjore me të cilat ISOS do t’i merren ose kufizohen ingerencat për kontroll të cilësisë.

Në protestë papriur është paraqitur edhe ministrja e Financave Gordana Dimirievska-Koçovska, e cila i ka dëgjuar kontabilistët dhe i ka porositur se propozim-ndfryshimet ligjore për zgjidhje të problemit të tyre tashmë janë në procedurë kuvndore. Ajo edhe ditën në vijim, të premten, në një takim me kryesinë e Unionit të odave ekonomike, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, ajo ishte e vendosur se kontabilistët, edhe pse kanë masa disiplinore, do të mund të nënshkruajnë llogaritë përfundimtare për vitin 2024, por më pas, theksoi ajo, do të duhet të kryejnë orët e trajnimit profesional të kërkuara me ligj. Ministrja bëri të ditur gjithashtu se situata në ISO do të kontrollohet dhe nëse do të konstatohen abuzime, siç akuzojnë kontabilistët, do të merren masat e duhura. 

The post Nesër në seancë kuvendi janë ndryshimet ligjore për kontabilistët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";