Nesër në Kuvendin e RMV-së do të bëhet koordinimi i parë zyrtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër në Kuvend do të bëhet koordinimi i parë i presidentit Afrim Gashi me përfaqësues të partive, pas seancës konstituive. Paraprakisht, siç informojnë deputetët për MPB-në, ka pasur një takim joformal të përfaqësuesve të partive parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Gashi konfirmon për MPB-në se nesër do të ketë takim dhe se do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe se kur mund të mbahet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por ai. thotë se nuk e di nëse do të ketë një marrëveshje.

Burime partiake për MPB-në thonë se para së gjithash do të formohen komisione për shqyrtimin e këtyre ligjeve dhe më pas do të dalin në seancë. Në seancën e nesërme koordinuese, siç bëhet me dije, do të negociohet për këtë dinamikë.

Informatat zyrtare për negociatat për përbërjen e Qeverisë ndërmjet OBRM-PDUKM-së, Vredit dhe ZNAM-it janë se bisedimet janë ende në vazhdim. Në pyetjen e një gazetari në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski tha se ende nuk ka asgjë konkrete për përbërjen e qeverisë së ardhshme. Nga Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër, informuan se gjatë javës së ardhshme do të caktohet mandati për qeverinë e re, kur edhe do të fillojë të mbarojë afati për formimin e saj.

Advertisement

The post Nesër në Kuvendin e RMV-së do të bëhet koordinimi i parë zyrtar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy