Moti nesër do të jetë i nxehtë mbi mesatare me temperatura ditore rreth 30 gradë, por pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshrit.
Siç bëri të ditur DPHM, ftohje të konsiderueshme do të ketë të enjten, kur do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të shiut, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë veriore, ndërsa temperatura ditore do të jetë edhe për dhjetë gradë më e ulët në krahasim me atë të sotmen (do të arrijë vlerat në intervale prej 16 deri 23 gradë).
Prej të premtes deri të dielën moti do të jetë i qëndrueshëm me erë mesatare veriore dhe me temperatura të këndshme ditore.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";