Nesër mësohet nëse do të shtrenjtohet ngrohja qendrore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe resurse të ujit (KRRE)) sot do ta shqyrtojë kërkesën e BEG-së, ndërsa nesër pritet të kumtohet se sa do të kushtojë ngrohja qendrore.

Sipas kryetarit të KRRE, Marko Bislimoski, do të kërkohet mënyra për të shmangur një rritje drastike të çmimeve. Kjo, vlerëson Bislimovski, nuk është opsion, sepse shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore do të shkëputen nga sistemi dhe do të fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Bislimovski tha se janë duke u konsultuar me Qeverinë, por apelon edhe Qytetin e Shkupit dhe të gjitha komunat në nivel të qytetit, që të solidarizohen dhe të gjejnë zgjidhjen më pa dhimbje të problemit.

Nëse është e nevojshme, shtoi ai, pushteti vendor duhet të japë edhe subvencione për konsumatorët për të shmangur goditjet e çmimeve.

Advertisement

Kujtojmë se Bislimovski më herët bëri të ditur se nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike për amvisëri do të shtrenjtohet për 9.48 përqind./Telegrafi/

The post Nesër mësohet nëse do të shtrenjtohet ngrohja qendrore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy