Me marsh përkujtimor nesër do të shënohet përvjetori i dytë i aksidentit tragjik të autobusit afër Llaskarcës, në të cilin vdiqën 16 persona.

Marshi do të fillojë në pikën pagesore në Gostivar në 16:30 dhe do të përfundojë në 17:45 në sheshin e qytetit, ku do të mbahet një ceremoni simbolike në kujtim të viktimave dhe në solidaritet me familjet e të vdekurve.

Komuna e Gostivarit fton qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur rreptësishtë masave të mbrojtjes kundër Covid-19.

Aksidenti me autobus ndodhi më 13 shkurt 2019 rreth orës 17:00. Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” operonte në itinerarin Shkup – Gostivar, me 51 pasagjerë, të gjithë nga Gostivari. Autobusi nga rruga Tetovë – Shkup dhe ra në humnerë pasi theu gardhin mbrojtës të autostradës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë aksident ka edhe procedurë gjyqësore./Telegrafi/

The post Nesër marsh përkujtimor për dyvjetorin e aksidentit tragjik në Llaskarcë appeared first on Telegrafi.