Nesër fillon gjysëmvjetori i dytë, Janevska: Të gjithë duhet të kontribuojmë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme fillon nesër, 20 janar.

Sipas kalendarëve të punës, viti mësimor në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025.

Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju uroi tejkalim të suksesshëm të sfidave të reja, duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të cilat mbizotëron kultura e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Këto, siç tha ministrja Janevska, janë parakushte të rëndësishme për përvetësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave cilësore, të cilat i formojnë të rinjtë si qytetarë të përgjegjshëm dhe udhëheqës të ardhshëm të një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të begatë.

Advertisement

The post Nesër fillon gjysëmvjetori i dytë, Janevska: Të gjithë duhet të kontribuojmë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy