Nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se nesër (24.05.2023) nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të protestës së Lidhjes së Sindikatave, në zonën e qytetit të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Protesta do të zhvillohet përgjatë trasesë së lëvizjes nga “Parku i Gruas” në rrugën “11 Tetori”, përmes rrugës “Dimitrie Çupovski”, “Rr. Klimenti i Ohrit” dhe “Shën Kiril dhe Metodi”, deri te objekti e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masat për regjim të veçantë qarkullimi përgjatë rrugëve të sipërpërmendura.

Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta./Telegrafi/

Advertisement

The post Nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy