Nesër do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se nesër (30.09.2023), për shkak të mbajtjes së garës së biçikletave “Kupa e qytetit të Shkupit 2023”, e cila do të filloj nga ora 15:00, në zonën e qytetit të Shkupit do të ketë regjim i veçantë i komunikacionit.

Garuesit do të fillojnë të lëvizin në rrugën Dimitrije Çupovski afër Portës “Maqedonia”, drejt rrugës “11 Tetori” në drejtim të objektit të Kuvendit deri në kryqëzimin me rrugën “Filip i Dytë i Maqedonisë”, pastaj do të kalojnë poshtë Qendrës tregtare të qytetit, pastaj do të vazhdojnë përgjatë rrugës Dimitrie Çupovski deri në kryqëzimin me rrugën Dame Gruev në Qendrën Tregtare “Paloma Bianka” dhe mbrapa përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri në pozicionin e fillimit.

Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit, ku qarkullimi do të devijohet në rrugët përreth.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara./Telegrafi/

Advertisement

The post Nesër do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy