Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur zv. kryeministri Galab Donev në Varna.
Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive – zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës.
Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave.
“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Donev.
Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës.
Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus ka marrë flakë në autostradën e Strumës. 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u lënduar./Telegrafi/
The post Nesër ditë zie në Bullgari appeared first on Telegrafi.