Deputetët e Maqedonisë së Veriut, Pavle Trajanov sot ka qenë në grupin e deputetëve që do të vaksinohen në iniciativën e fundit për vaksinimin e të gjithë deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai është nervozuar pasi e ka kuptuar se deputetët nuk kanë mundësi për të zgjedhur vaksinën por duhet që të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V.
“Deputetëve iu është caktuar që të vaksinohen me vaksinën Sputnik V dhe kjo nuk është e përgjegjshme dhe e ndershme nga ana e ministrit pasi është dashur që të na jepet mundësi të zgjedhim mes Pfizer dhe Sputnik V. Kjo është gënjeshtër pasi jemi vendosur para aktit të kryer pa mos u konsultuar.” ka thënë mes tjerash Trajanov pas vaksinimit.
Përndryhe prej mëngjesit janë vaksinuar deputetët e pozitës kurse pas ditë do të vaksinohen ato të opozitës. /Telegrafi/
The post Nervozohet deputeti Trajanov për llojin e vaksinimit appeared first on Telegrafi.