Para 19 viteve në ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në vend në vitin 2001.

Negociatat filluan në Shkup, e pastaj vazhduan në Ohër, ku përfunduan me parafimin e dokumentit më 10 gusht. Tre ditë më vonë, më 13 gusht të viti 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup Marrëveshjen kornizë e kanë nënshkruar presidenti i atëhershëm i shtetit, Boris Trajkovski, ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, kryetarët e atëhershëm të PPD-së, Imer Imeri, LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Nënshkrime të tyre në marrëveshjen kanë vendosur edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së Fransoa Leotar dhe SHBA-së, Xhejms Perdju.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime dhe plotësime ligjore janë miratuar gjatë viteve të kaluara nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, prej të cilave pjesa më e madhe – 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për implementimin e suksesshëm të marrëveshjes, u formua edhe Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si pjesë e Qeverisë.

The post Nëntëmbëdhjetë vjet nga Marrëveshja e Ohrit appeared first on Telegrafi.