Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1404 testime për coronavirus, ndërsa 98 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-50, Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçani-1, Berovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-1.
Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë 9 persona: një nga Kriva Pallanka (52), dy nga Gostivari (60 dhe 62), Kumanova (60), Velesi (70), dy nga Shkupi (71 dhe 23) dhe dy nga Strumica (29 dhe 44).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 101 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 15.925, prej të cilëve 13.418 janë shëruar, ndërsa 661 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.846./Telegrafi/
The post Nëntë viktima dhe 98 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.