Nëntë pacientë të plagosur rëndë nga zjarri në Koçan, janë transferuar në Turqi për të vazhduar trajtimin.
Nga këta, 3 pacientë u transferuan me aeroplan të ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë në spitalin Çam dhe Sakura në Stamboll, ndërsa 6 pacientë u transportuan me avion ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes në spitalin e qytetit Bilkent në Ankara.
Ambasadori turk Fatih Ulusoy ishte i pranishëm në aeroportin e Shkupit për të mbikëqyrur pranimin e të lënduarve në avionët turq.
Ambasadori turk ka vizituar spitalin ku po trajtohet njëri nga të plagosurit e aksidentit, ka folur me të dhe familjarët e tij dhe ka marrë informacione për gjendjen e tij shëndetësore nga mjekët.
“I shprehim ngushëllimet tona më të thella popullit mik dhe vëllazëror të Maqedonisë së Veriut, familjeve të të ndjerit urojmë durim dhe të gjithë të rinjve të lënduar shërim të shpejtë. Turqia, ashtu siç ka qenë që nga pavarësia e saj, do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve tanë nga të gjitha komunitetet në Maqedoni”, tha ambasadori turk Fatih Ulusoy.
The post Nëntë persona të lënduar nga zjarri në Koçan do të trajtohen në Stamboll dhe Ankara appeared first on Telegrafi.