Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Goran Vesiq, nënshkroi sot një memorandum me homologun e tij maqedonas Blagoj Boçvarski për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, për të cilën të dy vendet do të kërkojnë bashkërisht fonde nga BE-ja.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrave të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ana Brnabiq dhe Dimitar Kovaçevski.

Brnabiq me këtë rast tha se memorandumi në fjalë si dhe panairi i djeshëm i verërave “Open Balkan”, kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministri Vesiq paraprakisht ka thënë se hekurudha do të modernizohet dhe do të elektrizohet, me shpejtësi prej 120 kilometrash në orë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se është në proces projektimi i pjesës Nish – Preshevë, 135 kilometra, ndërsa partnerët nga RMV do të projektojnë rreth 50 kilometra nga kufiri deri në Shkup.

 

The post Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e hekurudhës Shkup – Nish appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";