Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i qytetit të Romës, Roberto Gualtieri sot në Shkup nënshkruan Memorandum për vendosjen e bashkëpunimit, marrëdhënieve miqësore, aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës dhe mjedisit, si dhe gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e karakterit socio-ekonomik.

Me Memorandumin, Shkupi dhe Roma do të mbështesin dhe inkurajojnë mbështetjen reciproke për iniciativat që synojnë bashkëpunim dhe zhvillimin në fushën e urbanizmit, rigjenerimit urban, mbrojtjes së mjedisit jetësor, kulturës dhe iniciativat drejt bashkëpunimit dhe zhvillimit në fushën e përfshirjes dhe inovacionit.

“Në takimin e sotëm kryetarja Arsovska e njoftoi kryebashkiakun Gualtieri për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në kuadër të kandidaturës së Shkupit për titullin prestigjioz Kryeqytet i kulturës evropiane dhe theksoi mbështetjen e Shkupit për kandidaturën e Romës për Ekspo 2023”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi midis Shkupit dhe Romës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";