Rreth pesëdhjetë shkolla në Maqedoni do të përmirësojnë efikasitetin energjetik përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike diellore, për të cilat sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Thomas Boschek, nënshkruan marrëveshje për grant të pakthyeshëm në vlerë prej 1.1 milion euro.

Shkollat ​​do të zëvendësojnë energjinë e bazuar në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të rinovueshme. Në këtë mënyrë ata do të japin një kontribut shtesë në mbrojtjen e mjedisit, si dhe do të kursejnë mjete që mund të rialokohen për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës për këtë projekt të miratuar përmes Fondit Evropian për Investime të Gjelbërta Sociale, me qëllim përforcimin e masave klimatike gjithëpërfshirëse, Janevska falënderoi Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në fushën e arsimit./Telegrafi/

The post Nënshkruhet marrëveshje një grant evropian, rreth 50 shkolla në Maqedoni do të marrin sisteme fotovoltaike diellore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";