Nënshkruhet kërkesa për para-financim të mjeteve nga Agjenda reformuese për RMV-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri Orhan Murtezani, pas autorizimit të djeshëm në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkroi kërkesën për para-financim prej 7% në kuadër të Agjendës Reformuese të vendit, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

“Me dërgimin e kësaj kërkese në vlerë prej 52,5 milionë euro, Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në rajon që ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për para-financim në kuadër të mekanizmit të ri financiar evropian.

Bashkimi Evropian siguron shtatë për qind nga mjetet e përgjithshme nga Plani i rritjes të Komisionit Evropian për të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor, pas miratimit të Agjendave të tyre reformuese, duke ju siguruar mjete si para-financim. Ky program financiar, me vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, i përfshin vitet 2024-2027 dhe ka për qëllim të dyfishojë rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Ministria për Çështje Evropiane, theksojnë nga atje, mbetet e përkushtuar në shfrytëzimin efikas të mjeteve në dispozicion për mbështetjen e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik të vendit./Telegrafi/

Advertisement

The post Nënshkruhet kërkesa për para-financim të mjeteve nga Agjenda reformuese për RMV-në appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy