Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet për sot paralajmëruan protestë për shkak të vendimit që t’u ndërpritet pushimi i lindjes dhe të kthehen në punë në vendet e tyre të punës.

Njëherësh, në pajtim me vendimin qeveritar duhet të kthehen në punë më 23 shtator. Ato kërkojnë t’u vazhdohet pushimi i lindjes deri në fund të vitit, sepse fëmijët nuk i kanë të regjistruar në kopsht për shkak të se nuk ka pasur vende të lira.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se ata duhet të kthehen në vendet e punës, dhe se me siguri do të jetojmë me virusin edhe në tërë vitin e ardhshëm 2021.

“Ne do të jetojmë me virusin me siguri edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm 2021. Duhet të mësohemi që t’i respektojmë masat parandaluese, protokollet të cilat janë të pranishme për absolutisht të gjitha operatorët ekonomikë, objekte hotelierike, kompani, fabrika, shkolla, kopshte, etj. Thjeshtë kjo do të jetë jeta jonë”, tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Shëndetësisë foli edhe për hapjen e shkollave, për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, për shkak të asaj, siç tha dhe ky është faktor rreziku potencial duke i parë përvojat nga vende të tjera.

“Ato vende të cilat papritmas i hapën shkollat dhe të gjithë fëmijët ishin në shkollë dhe ishin të detyruar pjesërisht ose plotësisht që t’i hapin. Duke vlerësuar se si do të zhvillohet epidemia në shtator, ne lejojmë që të hapen shkollat në fillim të tetorit, por vetëm fëmijë me prani fizike nga klasa e parë deri në klasën e tretë. Më tutje, nëse gjithçka mbetet e qëndrueshme dhe e qetë, nga nëntori/dhjetori edhe klasa të tjera do të mund të kthehen me prani fizike. Ndërsa deri më atëherë të ndjekin mësim onlajn”, potencoi ministri Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se mënyra e vetme që të mbrojmë veten, më të afërmit rreth nesh dhe rrethin e familjes, të vendit të punës është përmes respektimit të masave parandaluese.

“Për çdo ditë kemi njohuri të reja për virusin, diçka e re zbulohet nga analizat, studimet. Megjithatë parimet për parandalim janë të njëjta. Të mbahet maskë, të mbahet distancë dhe shpesh të dezinfektohen dhe lahen duart. Me të vërtetë është dëshpëruese që një numër i madh i qytetarëve këtë nuk e respektojnë. Për çdo ditë shohim edhe tubime të mëdha, vende ku njerëzit nuk mbajnë maska, nuk mbajnë distancë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se e mbrojmë edhe shëndetin tonë, megjithatë edhe shëndetin e grupeve të ndjeshme të qytetarëve, të cilët gjenden gjithkund rreth nesh”,tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin aktivë janë 1870 persona të sëmurë me Kovid-19, nga fillimi i epidemisë e deri më tani janë diagnostikuar 16088, janë shëruar 13550, ndërsa kanë vdekur 668 persona.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 163 raste të reja me Kovid-19, shtatë të vdekur dhe 132 pacientë të shëruar. Në Klinikën Infektive gjithsej janë hospitalizuar 74 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë tre fëmijë dhe tri nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa po aq fëmijë dhe nëna dyshohet se janë pozitivë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar katër, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 34 pacientë. Në respiratorë mekanik janë tre pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 17, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 161, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

The post Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet në protestë, Filipçe thotë se me virusin do të jetojmë edhe në vitin 2021 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";