Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së vrarë ka folur rreth ngjarjes në familjen e tyre duke thënë se me babain e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk është në dijeni të gjendjes financiare të tij. Ajo ka thënë se nga kjo ngjarje është sëmurë edhe vajza tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ka mbetur vetëm dhe kemi folur vetëm për fëmijët, thotë për ish-bashkëshortin e saj.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr”, thotë Zorica Gjorçevska.

Advertisement
Lexo po ashtu
Shkup, babai i Vanjës mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e vajzës

“Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo,” tha ajo.

Advertisement

“Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.


Paratë e banesës së shitur kanë qenë arsyeja që të kushtëzohet nëna e Vanjës

Lexo po ashtu
Paratë e banesës së shitur kanë qenë arsyeja që të kushtëzohet nëna e Vanjës

Advertisement

Më tej ajo shprehet se nuk e di nëse ish-bashkëshorti i saj kishte borxhe, pasi nuk ishte e përfshirë në jetën e tij. Ajo u lut mos ju bëjnë pyetje sepse edhe ajo nuk e kupton situatën që ndodhej.

Përndryshe, vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai Aleksandri i cili vrasësve ju ka dhënë informacion për vendndodhjen e Vanjës. Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë. /Telegrafi/

The post Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy