Të dielën në mbrëmje do të dihet nëse do të kthehen nxënësit në shkollë apo do të vazhdohet me grevë. Këtë e tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, pas mbledhjes që pati në Qeveri.
Ai tha se Qeveria gjatë ditës së sotme ka prezantuar disa argumente por ende nuk ka pasur propozim konkret për rritjes së pagës në përqindje. Nedellkov u shpreh se atij i është kumtuar se si është gjendja e buxhetit.
“Do të japim sqarim për kërkesën kryesore nga ana e Qeverisë, në interes të nxënësve dhe fëmijëve në shkollë, që greva të ndërpritet deri sa për nuk e di…dy, tre ditë deri sa përfundimisht të definohet propozimi i tyre”, u shpreh Nedellkov.
The post Nedellkov: Të dielën SASHK-u do të vendos nëse do të kthehen nxënësit në shkolla appeared first on Telegrafi.