Në rekomandimin e negociatorit thuhet se pagat në fushën e arsimit do të rriten me 15% nga shtatori. Kjo përqindje do të vlejë edhe për MPPS-në, kjo u konfirmua në takimin me ministren Trençevska, njoftoi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas takimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Nedellkov sqaron se me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë pajtuar që një situatë e tillë të mos përsëritet.
“Kjo përqindje e rritjes së pagave do të vlejë edhe për punonjësit në çerdhe. Në përgjithësi, mendoj se anëtarësia jonë do t’i pranojë këto mesazhe nga negociatori dhe kjo do të jetë marrëveshje. Paraprakisht për këtë duhet të vendosë anëtarësia dhe Këshilli i SASHK-ut. Marrëveshja duhet të nënshkruhet më së voni brenda dhjetë ditëve”, tha Nedellkov para gazetarëve.
Kryetari i SASHK-ut njoftoi se nesër kanë një takim të radhës me ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, ku do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për pagesën e mëditjeve për punëtorët që ishin grevë nëpër çerdhe./Telegrafi/
The post Nedellkov pret që anëtarësia e SASHK-ut të pranojë rritje për 15% të pagave në arsim appeared first on Telegrafi.