Nedellkov: Nëse nuk pranohet kërkesa për mësim online, përgjegjësia bie mbi autoritetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov për “Utrinski Brifing” sërish kritikon masën me hapjen e dritareve nëpër shkolla gjatë orëve të mësimit në temperatura nën zero.

“Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për situata të tilla, pavarësisht nëse është pandemi, ekziston Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Punëdhënësi duhet të sigurojë kushtet e punës.

Në temperatura të tilla minus është absolutisht e papranueshme, është çnjerëzore dhe kundër ligjit të punosh në temperaturë nën 18 gradë.

Mësuesit duhet të dinë ligjet e tyre për të mbrojtur veten, por edhe nxënësit e tyre. Për këtë arsye mësimdhënësit janë këtu për të ushtruar të drejtat e tyre”, tha kreu i SASHK-ut.

Advertisement

Nedellkov përsëriti qëndrimin e djeshëm se sindikata pret të rishqyrtojë vendimin për fillimin e mësimit në gjysmën e dytë të vitit më 1 shkurt dhe kërkoi të paktën dy javë për të ndjekur mësimet online.

“Nëse kjo nuk bëhet, përgjegjësia është absolutisht e autoriteteve”, shtoi Nedellkov./Telegrafi/

The post Nedellkov: Nëse nuk pranohet kërkesa për mësim online, përgjegjësia bie mbi autoritetet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy