Mesatarja e shpenzimeve vjetore të punëdhënësve për punëtor në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 ka qenë 545.015 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Mesatarja më e lartë vjetore e shpenzimeve të punëdhënësit për të punësuar është në sektorin e informimit dhe komunikimit dhe arrin në 958.664 denarë.

Në vitin 2020, mesatarja vjetore e shpenzimeve të punëdhënësit për orë realisht të punuar është 306 denarë, ndërsa mesatarja e përgjithshme vjetore e orëve realisht të punuara është 1.780.

Për përpunimin e të dhënave nga Anketa e kostos së punës në vitin 2020 janë shfrytëzuar të dhënat administrative nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Agjencia e Punësimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në vitin 2020 punëdhënësit në Maqedoni për një punëtor mesatarisht kanë shpenzuar mbi 8.800 euro appeared first on Telegrafi.