Gjatë pasdites është rritur dalja e qytetarëve të cilët votojnë në vendvotimin 0543, ku ka rivotim.

“Deri ora 15:00, të drejtën e votës e shfrytëzuan 400 qytetarë që është 51.4 për qind nga gjithsej 777 të regjistruar. Krahasuar me rrethin e parë, dalja është më e madhe për 22.6%”, tha Rilind Hasa, kryetar i Këshillit Zgjedhor Komunal.

Ai shtoi se më 17 tetor në këtë vendvotim deri ora 15:00 votuan 224 persona ose 28.8% nga gjithsej personat e regjistruar.

Sipas tij, votimi po zhvillohet pa probleme dhe me respektim të rregullave për mbrojtje nga coronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në këtë vendvotim i cili ndodhet në gjimnazin e qytetit, përsëritet votimi edhe për kryetar komune./Telegrafi/

The post Në vendvotimin 0543 në Dibër deri në ora 15:00 kanë votuar 51.4 për qind e votuesve appeared first on Telegrafi.