Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri në një orë pritje, ndërsa në Bogorodicë deri në 30 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, pritjet për dalje janë deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalime.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Advertisement

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri në një orë pritje, ndërsa në Bogorodicë deri në 30 minuta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy