Në vendkalime kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje në Maqedoni është rreth një orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement

The post Në vendkalime kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje në Maqedoni është rreth një orë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy