Në Universitetet Publike të RMV-së nis viti i ri akademik, shënohet e rënie e numrit të studentëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Universitetet Publike në Maqedoninë e Veriut sot fillon viti i ri akademik.

Të dhënat e fundit flasin se nga viti në vit ka rënie të numrit të studentëve. Qendra për komunikime civile në një hulumtim thekson se për 10 vite numri i studentëve në vend është ulur për 7 mijë.

Ulje më të madhe, përkatësisht rreth 22 për qind është shënuar në universitetet shtetërore, ndërsa ato private shënojnë rritje të numrit të studentëve për 56 për qind.

Sipas hulumtimit numri i studentëve nivelin më të ulët e ka arritur në vitin e Pandemisë 2020/2021. Te universitetet shtetërore rritje ka pasur vetëm për studimet e mjekësisë dhe informatikës. /Alsat.mk

Advertisement

 

The post Në Universitetet Publike të RMV-së nis viti i ri akademik, shënohet e rënie e numrit të studentëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy