Në tre ditët e kaluara janë regjistruar 3 viktima dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara janë kryer (nga 06.05 deri më 08.05.2022) janë kryer 2.777 teste, ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 225 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 3 ditëve të fundit (nga 06.05 deri më 08.05.2022) është raportuar një i vdekur nga Ohri (82), i cili ka ndërruar jetë në spital. Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 2 persona të vdekur nga Shkupi (58 dhe 83). Një person ka ndërruar jetë në shtëpi dhe një në spital. Personat për vdekje janë regjistruar në periudhën 27.04.-29.04.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.298, numri i të shëruarve është 300.433, numri i vdekjeve është 9.287, ndërsa numri i rasteve aktive është 578./Telegrafi/

Advertisement

The post Në tre ditët e kaluara janë regjistruar 3 viktima dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy