Në Tetovë vitin e kaluar nga 365 ditë të vitit, 132 kanë qenë me ajër të ndotur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportet mujore të Sistemit shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit në Tetovë, tregojnë se në vitin 2021 ka pasur 132 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht ditë në të cilat është tejkaluar kufiri i grimcave të dëmshme PM10, pra më shumë se 50 metër kub.

Në një vit kalendarik, sipas standardeve botërore shëndetësore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më së shumti (ose 28 ditë) ka pasur në muajin dhjetor 2021, nëntor (22 ditë), janar (18 ditë). Vetëm në muajin shtator nuk ka pasur asnjë ditë të ndotur.

“Ajri më i ndotur është në muajt kur ka më shumë ndikim nga ngrohja me dru. Është e tepërt që pesë muaj të kemi ajër të ndotur. Janë zbuluar arsyet dhe pasojat, prandaj duhet të ketë zgjidhje radikale, masat e tanishme nuk janë të mjaftueshme”, tha mjeku Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore pranë Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë.

Advertisement

Ai shtoi se ballafaqimi afatgjatë me ajrin e ndotur sjell pasoja të rënda në shëndet.

Tetovarët prej kohësh janë ballafaquar me ajrin e ndotur, ndërsa gjendja më e rëndë ka qenë në vitin 2015, kur brenda 365 ditëve të vitit, 350 kanë qenë me ajër të ndotur./Telegrafi/

The post Në Tetovë vitin e kaluar nga 365 ditë të vitit, 132 kanë qenë me ajër të ndotur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy