
Në sheshin “Iliria” në Tetovë pasditen e sotme nisi protesta e thirrur nga iniciativa “Zero”, me moton “protestë kundër korrupsionit që vret”.
Qytetarët përmes pankartave kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por dhe të aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”.
“Mbi 100 viktima në gjashtë vitet e fundit, ky është një bilans i frikshëm i cili po prek vetëm njerëzit që kanë ndjenja, ndërsa këto shifra nuk prek dot as ato që si prek ligji. Durmo Turs, Besa Trans, Spitali Modular dhe së fundmi Puls Koçani janë që qeveria e tanishme dhe para tyre i kanë servuar popullit”, thanë protestuesit në Tetovë.
Protestuesit protestën e filluan nga sheshi “Iliria” pastaj kaluan përpara objektit të Gjykatës së Tetovës.
Nga “Kush e ka radhën?” mohojnë të kenë lidhje politike, thonë se nisma është qytetare dhe nuk ka qëllim të përfshihet në organizimin studentor dhe shtojnë se besojnë në aftësinë e studentëve për t’u ndarë nga ndikimet partiake dhe të jashtme.
Kujtojmë se protesta sot janë paralajmëruar edhe në Shkup, e që janë thirrur nga nisma “Kush e ka radhën?”. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 18:59 në sheshin “Maqedonia”.
The post Në Tetovë u protestua kundër korrupsionit, kërkohet zbardhja e rasteve të spitalit modular dhe Koçanit appeared first on Telegrafi.