Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë Nazmi Dauti, ka njoftuar se procesi i votimit në Komunën e Tetovës, është mbyllur në kohë.

Ai tha se nuk ka pasur parregullsi të mëdha, përveç rasteve kur nuk kanë funksionuar aparatet për lexim të gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa shtoi se kanë intervenuar menjëherë, raporton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë siç njoftojnë nga KSHZ dalja në Komunën e Tetovës deri në ora 18:30, është 41.30 përqind.

Nga KSHZ njoftuan se në disa vendvotime në territorin e RMV-së procesi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00, ndërsa i ftuan mediat dhe partitë politike të përmbahen dhe të mos shkelin heshtjen zgjedhore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, dalja në të gjithë shtetin në zgjedhje është 49,19% apo 808,268 nga 1.824.864 votues gjithësej sa janë të regjistruar. /Telegrafi/

The post Në Tetovë janë mbyllur të gjitha vendvotimet, dalja është mbi 41 përqind appeared first on Telegrafi.