Situata pas stuhisë së pardjeshme që përfshiu Tetovën, Shkupin dhe komunat përreth ngadalë po normalizohet, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Pothuajse 99% e telefonatave në 112, gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë kërkesë për të bërë procesverbal të dëmeve të pësuar materiale, i cili u transferohet autoriteteve në komuna, e më pas komisionit qeveritar për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu QMK bën me dije për pesë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje të vogla nga zjarrfikësit në 24 orët e fundit. Të gjitha zjarret janë shuar.

Zjarre ka pasur në Dollnen, në Bosilovë, në Novosellë, në Kumanovë dhe në Veles./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Tetovë dhe Shkup ende po sanohen dëmet nga moti i ligë appeared first on Telegrafi.