Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
“Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku vonesat janë rreth 40 minuta”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve të automjeteve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht gjatë luginave të vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
The post Në Tabanoc pritet deri në 40 minuta appeared first on Telegrafi.
Advertisement