Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet rreth një orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urban po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc është rritur intensiteti i komunikacionit dhe për dalje nga vendi pritet rreth një orë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Advertisement

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

The post Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet rreth një orë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy