Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri në 30 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë n ga LAMM, komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, për dalje nga shteti, ka pritje deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Advertisement

The post Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri në 30 minuta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy