Pothuajse çdo suedez i katërt përdor produkte të nikotinës, që është përafërsisht në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të Evropës. Por, sipas një raporti të fundit, Suedia ka 44 përqind më pak vdekje të lidhura me duhanin për frymë krahasuar me vendet e tjera evropiane. Sipas autorëve të raportit të titulluar “Më pak dëm pa tym“, ndryshimi qëndron në faktin se Suedia ka pranuar alternativa si snus dhe qeset e nikotinës, produkte pa tym që janë shumë më pak të dëmshme se cigaret.

“Edhe pse nikotina mund të krijojë varësi, ajo nuk shkakton kancer. Studimet e kanë konfirmuar këtë fakt prej kohësh,” thuhet në raport. “Fatkeqësisht, mitet për nikotinën vazhdojnë të mbijetojnë si te mjekët, ashtu edhe te publiku. Perceptimi i gabuar për dëmet e nikotinës tek punonjësit e shëndetësisë është i papranueshëm dhe nuk është në interesin më të mirë të pacientëve të tyre. Nëse punonjësit e shëndetësisë nuk e kuptojnë nikotinën, si mund të presim që publiku të dijë se nikotina nuk shkakton sëmundje?”

Bashkëautori Carl Fagerstrom, psikolog klinik i cili krijoi testin Fagerstrom për të vlerësuar varësinë nga nikotina tek njerëzit që pinë duhan, tha për revistën Filter se raporti thekson se Suedia konsumon nikotinë me të njëjtën normë si pjesa tjetër e Evropës, por ende ka shumë më pak dëme të lidhura me duhanin – nikotina nuk është armik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Evropianët janë të pa informuar dhe kanë një perceptim krejtësisht të gabuar” për rreziqet e konsumimit të nikotinës, tha Dr. Fagerstrom. Por, ai theksoi se kjo nuk është vetëm një problem evropian. Në mbarë botën, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, hulumtimet tregojnë se shumë mjekë ende besojnë se nikotina shkakton kancer.

Prej kohësh është fakt i njohur që “Njerëzit pinë për shkak të nikotinës, por vdesin nga katrani,” siç shkroi i njohuri profesor Michael Russell në vitin 1976. Djegia e duhanit është vdekjeprurëse, duke çliruar substanca të lidhura me të paktën 16 lloje të kancerit.

“Duke përshtatur kuptimin e publikut dhe rregulloret që rregullojnë përdorimin e nikotinës, ne mund të zbusim rreziqet shëndetësore pa pasur nevojë për ndalime të plota,” shpjegoi Fagerstrom.

Në pjesë të Evropës dhe në vende të tjera, ulja e vdekjeve të lidhura me duhanin barazohet me idenë e heqjes së plotë nga nikotina. Megjithatë, suedezët thjesht kanë pranuar një mënyrë më të sigurt të konsumimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Snusi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e kulturës suedeze. Dhe kur Suedia iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 1994, vendi hoqi dorë nga ndalimi i snusit, për ta mbajtur produktin në treg. Snusi përbëhet nga pako të vogla duhani që vendosen midis buzës së sipërme dhe qiellzës, për të lejuar përdoruesin të thithë nikotinën. Qeset e nikotinës, të zhvilluara kohët e fundit, përdoren në të njëjtën mënyrë, por nuk përmbajnë duhan, vetëm ekstrakt nikotine. Hulumtuesit vlerësojnë se përdorimi i kësaj kategorie produktesh është rreth 100 herë më pak i dëmshëm se pirja e cigareve.

Aktivisti suedez për reduktimin e dëmeve nga duhani, Stefan Mattison, ia atribuon suksesin e Suedisë faktit se në këtë moment, “brezat e duhanpirësve” atje kanë pasur qasje në snus përkrah cigareve. “Është më e lehtë të mësosh dhe të kuptosh konceptin e reduktimit të dëmeve, pasi kjo këtu është pjesë e shoqërisë,” tha ai për Filter.

Të dhënat tregojnë se prevalenca e kancerit të mushkërive tek burrat në Suedi është më pak se gjysma e normës mesatare në BE. Suedia ka pranuar me kaq sukses produktet pa tym sa që së shpejti do të bëhet vendi i parë “pa tym” në botë – që do të thotë se norma e duhanpirjes është nën 5 përqind. Parashikohet që BE-ja në tërësi do të arrijë atë status deri në vitin 2070, tre dekada pas qëllimit të saj fillestar në vitin 2040.

The post Në Suedi, ku numri i rasteve te vdekjeve nga duhani është ulur në mënyrë drastike, nikotina nuk është armik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";