Në Strugë nga dita e sotme filloi parkimi zonal. Struganët por edhe turistët do të mund t’i parkojnë automjetet në zona, ndërsa në zonën e veçantë çmimi është 40 denarë, respektivisht 30 denarë për një orë.
Ndërmarrja Publike për park dhe gjelbërim “Eko Struga” e cila është kompetente për parkingjet në qytetet, bëri të ditur se pagesa për parking do të paguhet nga ora 07:00 deri në ora 24:00. Në zonën e veçantë ora e parë do të kushtojë 40 denarë, e dyta 30 denarë, ndërsa orët tjera nga 20 denarë. Në zonën e parë, ora e parë kushton 30 denarë, ndërsa çdo orë tjetër kushton me nga 20 denarë. Kjo çmimore nga 1 maji deri më 30 shtator, ndërsa për periudhën tjetër çmimet do të zvogëlohen për 10 denarë.
“Ata që nuk do të paguajnë parkim, dhe kanë parkuar automjetet e tyre do t’u vendosen bllokatorë, ndërsa për çeljen e tyre do të kushtojë 1.000 denarë”, thonë nga kjo ndërmarrje publike./Telegrafi/
The post Në Strugë filloi parkimi zonal appeared first on Telegrafi.