Në Strugë dhe Dibër do të ketë balotazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Strugës dhe Dibrës.

Prej votave të përpunuara në gjithsej 101 vendvotime në Komunën e Strugës, kandidati i BDI-së, Ramiz Merko ka fituar 10.956 vota, respektivisht 40,50 për qind të votave. I dyti renditet Idri Istrefi nga ASH-AAA me 34,82 për qind të votave, përkatësisht me 9,421 vota të fituara.

Sipas rezultateve, kandidati i BDI-së dhe ASH-AAA-së shkojnë në balotazh.

Këto dy parti gjithashtu do të garojnë në raundin e dytë edhe në Dibër, ku nga votat e përpunuara nga gjithsej 27 vendvotime, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta prin me 49,69 për qind, respektivisht me 3,998 vota të fituara, ndërkaq i dyti renditet kandidati i BDI-së, Hekuran Duka me 46,15 për qind, respektivisht me 3,713 vota të fituara.

Advertisement

The post Në Strugë dhe Dibër do të ketë balotazh appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy