Në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair është rritur numri i lindjeve në shtatë muajt e fundit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga fillimi i këtij viti, dhe deri në fund të korrikut janë kryer 2.511 lindje, që është pothuajse 300 lindje më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur janë realizuar 2.222 lindje.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, nga spitali informojnë se edhe në kushte të Covid-19 puna në këtë spital vijon rregullisht, gjegjësisht spitali i zbaton lindjet, si dhe të gjitha kontrollet dhe skriningjet për për anomalitë e fetusit.

Përndryshe, pas 40 viteve, plotësisht janë rinovuar të dyja sallat e operacionit në spitalin në Çair, ndërsa risi e rëndësishme është edhe gazifikimi i këtij institucioni shëndetësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në kushte të pandemisë me Covid-19 vazhdon përmirësimi i kushteve në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe kujdes më të mirë shëndetësor për të gjithë qytetarët, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

The post Në Spitalin Gjinekologjik në Çair sivjet janë kryer 2.511 lindje, 300 më shumë se vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.