Kirurgët torakal pranë Spitalit Klinik në Tetovë, javën e kaluar për herë të parë përfunduan intervenimin e parë duke aplikuar metodë të re me të cilën te pacientja është parandaluar djersitje e tepërt (hiperhidroza).

“Kirurgët torakal specialist nga spitali klinik Tetovë kryen intervenimin e parë të hiperhidrozës, që do të thotë djersitje e tepërt. Operimi është kryer me metodën prerjes me ndihmën e simpatektomisë minimale invazive. Pacientja me hiperhidorza pas intervenimit nuk kishte simptoma të djersitjes dhe u kthye në jetën normale”, informojnë nga Spitali Klinik në Tetovë.

Mënyra më e re e intervenimit paraqet procedurë të ndryshme kirurgjike nga praktika e tanishme në pjesën e sistemit nervor me qëllim të ndalojë djersitjen e tepërt.

/Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Në Spitalin e Tetovës është bërë operacioni i parë në Maqedoni për hiperhidrozën appeared first on Telegrafi.