Në spitalet e Shkupi janë pranuar vetëm katër pacientë me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin është 209 persona, ndërsa ka rreth 480 shtretër spitalorë të lirë.

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet mbyllën një pjesë të ambienteve të destinuara për pacientët me COVID-19.

“75 pacientë janë duke u trajtuar në Shkup, ndërsa në 24 orët e fundit janë pranuar vetëm katër pacientë të rinj. Shumica e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit. Nuk ka më pacientë me coronavirus në spitalet e Kavadarit dhe Gjevgjelisë.

Në 24 orët e fundit, është pranuar një pacientë në Institutin TBC në Shkup.
Dy pacientë u pranuan në Qendrën Kovide në “8 Shtatori”, dhe një në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Advertisement

Në 24 orët e kaluara, 12 pacientë të shëruar u lanë të lirë.

14 pacientë po trajtohen në qendër të Institutit TBC. Ka gjithsej 23 pacientë në “8 Shtatori”, dhe ka 38 pacientë në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Në 24 orët e kaluara është raportuar se 134 pacientë po trajtohen në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin”, thonë nga MSH./Telegrafi/

The post Në spitalet e Shkupi janë pranuar vetëm katër pacientë me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy