Shtipi është një nga vatrat e korona virusit. Që të pengohet përhapja, kompetentët shqyrtojnë masa shtrënguese. Por banorët i kundërshtojnë të njëjtat.

“Për shembull, kam nevojë të shkoj në Shkup në Klinikën e syve”.

“Epo, mendoj që duhet të lejojnë nëse të gjithë i respektojnë masat”.

Kreu i Komunës mendon për karantinë vetëm nëse përhapet virusi kurse shprehet që deri më tani është nën kontroll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bëhet fjalë për qytet me 50,000 banorë dhe një qendër rajonale, ku funksionimi i qytetit, ekonomisë, qytetarëve do të bllokohet plotësisht”, deklaroi Blagoj Boçvarski, Kryetar i Komunës së Shtipit

Një tjetër fabrikë është mbyllur sot, e shtata me radhë. Gjithsej 800 punëtorë janë në shtëpi.

“Ata thonë se kolegët e tyre nuk po i përmbahen sa duhet izolimit. Shpresoj që institucionet të jenë më efikase në terren”, pohoi Kristina Anpeva, Punonjëse tekstili

E njëjta pamje edhe në Shtip si në gjithë vendin. Disa i respektojnë masat, disa jo. Në kafene, klientët nuk mbanin maska, dhe diku nuk kishte as distancë prej dy metrash midis tavolinave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të them të vërtetën, unë jo, por për fëmijët, kam frikë”

“Koronavirusi për mua mund të them se është një version i pastrimit të parave”

“Njerëzit 90% i përmbahen, 10% nuk e respektojnë. Ato 10% i rrezikojnë ato 90 për qind”

Në Shtip ka shtatë raste të reja të koronavirusit dhe 76 raste aktive./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Shtip nuk respektohen masat kufizuese appeared first on Telegrafi.