Numri i të infektuarve me coronavirus po bie çdo ditë, ndërsa sot janë regjistruar 20 raste të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht ka 425 raste aktive me coronavirus, ndërsa vaksinimi, sipas autoriteteve, po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat.
Nga MSH njoftojnë se aktualisht nuk ka persona të infektuar me coronavirus në Berovë, Kavadar, Probishtip, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri me dije se do të mund të hiqet ora policore.
“Sa i përket asaj që do të ndodhë në muajt në vazhdim, ne do ta diskutojmë atë në takimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive të hënën. Ne do të flasim për orën policore. Ndoshta nëse tendencat në rënie vazhdojnë kështu, dhe sipas analizës sonë nuk ka njoftime për ndryshimin e faktorit të transmetimit, atëherë ora policore duhet të hiqet”, tha Filipçe.
Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 155.507, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, ndërsa 5.470 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
The post Në shtatë qytete të Maqedonisë nuk ka raste aktive me coronavirus appeared first on Telegrafi.