Në Shkup u mbajt panairi i tretë i bletarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në qendër të kryeqytetit sot qytetarët mund të ndalonin dhe të bënin ditën e tyre më të ëmbël duke blerë mjaltë nga bletarët e vendit. Në Panairin e tretë, bletarët thonë se çmimi këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar, për shkak se sasia është më e vogël.

Jane Markov, kryetar i Federatës së bletarëve, thotë se me nisjen e pandemisë mjalti po përdoret edhe më shumë. Qytetarët, sipas tij, në panair kanë mundësinë të shohin se cili është dallimi mes mjaltit cilësore dhe atij jo cilësor.

“Bletarët që janë të pranishëm sot këtu në Panairin e tretë të bletarisë, janë të gjithë prodhues dhe ata duan që të prezantojnë prodhimin e tyre origjinal, fal bletëve për të cilat kujdesen. Njerëzit kur do vijnë kur do e provojnë do e dallojnë se çfarë është mjalti I vërtetë”, tha Jane Markov, kryetar i Federatës së Bletarëve.

Federata e bletarëve kërkon që Ministria e Bujqësisë t’i mbështesë edhe më shumë panairet e ardhshme. Ky është Panairi i tretë me radhë i Bletarisë./Alsat/

Advertisement

The post Në Shkup u mbajt panairi i tretë i bletarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy