Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se dje vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 189 gjoba.

“Prej gjobave 21 kanë qenë për vozitje pa patentë shoferi, 9 vozitës që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, dy për vozitje nën ndikim të alkoolit, 7 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta, 10 për kalim në semafor të mbyllur”, thonë nga MPB.

Më tej shtojnë se 18 sanksione janë vendosur për persona që kanë përdorur celular mobil gjatë vozitjes, 9 për mos-përdorim të rrypit të sigurisë dhe 59 për parkim të paligjshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Shkup policia gjobitë 21 shoferë pa leje për vozitje appeared first on Telegrafi.