Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot ka arrestuar një 37-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti ishte arratisur nga Burgu i Kumanovës, ku po vuante dënimin prej 15-vjetësh burg, transmeton TV21.
“Sot, më datë (24.07.2023) nga nëpunësit policorë të ekipit për Kërkim nga departamenti për punë kriminalistike Qendër dhe Bit Pazar, është privuar nga liria Sh.A.(37) nga Shkupi.
Për të njëjtin ishte shpallur fletarrest për shkak të arratisjes nga Burgu i Kumanovës, ku ka qenë duke e mbajtur dënimin me burg prej 15 vjetësh. Personi qëndron në mbajtje në stacionin policor dhe do të dërgohet në burg për vazhdimin e mbajtjes së dënimit”, qëndron në njoftim.
The post Në Shkup kapet i arratisuri nga burgu i Kumanovës appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";